Pas krimit 18-vjeçari ishte strehuar në periferi të qytetit, kush janë dy personat që e ndihmuan të fshihej

Detaje të reja nga arrestimi i 18-vjeçarit Horgito Peqini, autori i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 17 gushtit në Elbasan.

Burime nga policia bënë me dije  se Peqini është arrestuar jashtë territorit ku shtrihet Qarku Elbasan.

Dyshohet se pas krimit fillimisht ishte strehuar në periferi të Elbasanit i ndihmuar nga dy persona me banim në Elbasan, teksa 18-vjeçari kishte gati planin për t’u larguar jashtë Shqipërisë.

Bashkë me të u shoqërua edhe një shtetas me inicialet K.S., 35 vjeç që ishte bashkë me autorin e vrasjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *