Britania duhet të jetë e përgatitur për luftë, në rast se i duhet ta konsiderojë kërcënimin e Rusisë, raporton “Metro”. Ushtarët duhet të jenë të gatshëm në rast se do ketë një thirrje për luftë.
“Ka ardhur koha të përgatisni familjarët për mundësinë e dërgimit në Lindje”, mësohet t’u ketë thënë Paul Carney officer Britanik.
“Dua që të gjithë të kontrollojmë se jemi fizikisht të aftë për operacione. Dhe është gjithashtu e rëndësishme që të përgatisim të dashurit dhe familjet, të cilët shpesh kanë rolin më të vështirë në mungesën tonë”, u shpreh ai.
“Ne po mobilizojmë ushtrinë për të ndihmuar në parandalimin e luftës në Europë duke qenë gati për të luftuar dhe për të fituar përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë të NATO-s. Ky është momenti për të mbrojtur vlerat demokratike që na përcaktojnë, për të ndihmuar aleatët tanë të guximshëm ukrainas në luftën e tyre të guximshme dhe të qëndrojmë me miqtë tanë dhe partnerët tanë për të ndihmuar në ruajtjen e paqes në të gjithë pjesën tjetër të Europës”, shprehet ai.