Dashi- Me mbështetjen e Hënës dhe Uranit në një orbitë të favorshme, gjithçka do t’ju duket e lehtë, por nuk duhet të krijoni iluzione. Një takim i papritur shënon një kthesë në fushën sentimentale.
Demi-Është momenti të tregoheni të vëmendshëm për të përfituar nga një kuadër yjor i favorshëm, ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe shanset për të treguar se sa vleni në aspektin profesional.
Binjakët-Edhe nëse keni disa kritika për partnerin kjo nuk do të thotë që ai nuk është personi i duhur për ju. Flisni me të dhe sqarohuni, askush nuk është perfekt. Sektori i financave do të fillojë dalëngadalë të përmirësohet.
Gaforrja-Ditë e këndshme dhe harmonike kjo e sotmja për çiftet. Lidhja juaj do të ecë në rrugën e duhur dhe do ndiheni më të plotësuar. Financat do të jenë shqetësuese. Mos bëni në asnjë mënyrë shpenzime të mëdha.
Luani-Edhe pse nuk do të merrni atë që keni ëndërruar nga jeta juaj në çift, përsëri do të kaloni një ditë të mirë me partnerin. Sa i përket financave, tregohuni më të kursyer me shpenzimet sot dhe financat do të përmirësohen ndjeshëm nesër.
Virgjëresha-Hyrja e Mërkurit në shenjë do të bëjë që të lindurit e kësaj shenje të jenë plot fantazi, çka do t’i bëjë shumë tërheqës në sytë e të tjerëve. Pritet një mbrëmje shumë interesante.
Peshorja-Tregohuni sa më diplomatë dhe të matur sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund ta ruani qetësinë në çift. Në planin financiar duhet të shpenzoni sa më pak që të mundeni në mënyrë që t’ia dilni mbanë.
Akrepi- Do të keni disa dyshime për partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe mund të konfliktoheni herë pas here me të. Në lidhje me financat, buxheti do të fillojë të stabilizohet.
Shigjetari-Jeta juaj në çift do të kalojë disa rreziqe gjatë ditës së sotme. Mos dëgjoni askënd, por flisni me partnerin qetësisht dhe gjeni një të mirë të përbashkët.
Bricjapi-Do të filloni projekte të rëndësishme në çift gjatë kësaj dite dhe e ardhmja ka mundësi të ndryshojë për mirë. Financat do i menaxhoni me më tepër kujdes dhe situata do të jetë gjithë kohës e qëndrueshme.
Ujori- Ditë e bukur dhe mjaft e qetë do të jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të ndiheni mirë gjatë gjithë kohës dhe mund të mendoni edhe të hidhni hapa më tej. Në planin financiar do të jeni të matur dhe këmbëngulës për ta përmirësuar situatën.
Peshqit– Sot do të diskutoni për të gjitha problemet që keni me partnerin/en dhe do të bëni disa ndryshime radikale. Me buxhetin do të jeni të kujdesshëm dhe do dini si ta mbani gjithmonë situatën nën kontroll.