E rëndë në Greqi/ Grabitësit futen në shtëpi dhe torturojnë 20-vjeçaren për vdekje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shtëpi në Glyka Nera, në Greqi. Disa persona të armatosur kanë hyrë me forcë brenda në shtëpi duke thyer dritaren e katit të parë. Të vendosur për të marrë paratë dhe çdo send me vlerë në shtëpi, ata janë drejtuar për në dhomën e gjumit. 32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos po flinte, ata e lidhin burrin dhe shkuan në papafingo ku ndodhej 20 vjeçarja së bashku me vajzën e tyre 11 muajshe.

Të tre burrat e maskuar ngjiten shkallët, kapën 20 vjeçaren dhe e torturuan për ti treguar se ku i kishin fshehur paratë. Sipas informacioneve, ata ishin në dijeni për gjendjen financiare të familjes.

Grabitësit torturojnë 20-vjeçaren, dhe më pas e vrasin duke e mbytur me jastëk. Autorët kanë qëndruar në vendin e ngjarjes për një kohë të gjatë dhe vlerësohet se ata kanë lënë gjurmë gishtash ose ADN-je. Në të njëjtën kohë, policia mori në pyetje fqinjët për ti pyetur nëse kishin dëgjuar apo parë ndonjë gjë të dyshimtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *