Raportohen ndryshime në drejtorinë e Burgjeve .
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kanë emëruar Drejtorin e ri të Burgut të Fierit.
Mësohet se ish drejtori i mëparshëm ka hequr dorë nga posti si Drejtor i burgut të Fierit duke i lënë vend prurjeve të reja .
Në vend të Arjan Hasanit është emëruar Ervin Bushi.
Ky i fundit ka mbajtur më parë detyrën e kreut të ALUIZNIT dhe ASHK Fier.