New York Times/ Çfarë përmbanin mbi 300 dokumentet e klasifikuara që u gjetën në rezidencën e Donald Trump

Të hënën New York Times raporton se janë gjetur më shumë se 300 dokumenta me logon ‘të klasifikuara’ në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Florida.

Mes dokumentave mësohet që të kentë pasur edhe materiale të CIA, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI .

Departamenti i Drejtësisë nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi këto të dhëna. As përfaqësuesit e ish-presidentit nuk dhanë komente për gazetën

Trump iu drejtua një gjykate federale të hënën duke i kërkuar që të bllokojë përkohësisht FBI, derisa të caktohet një agjent special për të mbikëqyrur hetimin.

Gjatë kontrollit të saj, FBI sekuestroi 11 grupe materialesh të klasifikuara në Mar-a-Lago, disa prej të cilave u etiketuan “tepër sekret” – niveli më i lartë i klasifikimit të rezervuar për informacionin më të afërt të sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe që mund të shikohen vetëm në objekte të posaçme qeveritare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *