Fidel Ylli ja thotë hapur Ramës: Ka ardhur momentin që të hapen bastet sportive, pasi këto para po i merr “errësira”

Presidenti i KOKSH Fidel Ylli,  nga ceremonia e nderimit të atletes Eliza Gegës, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të hapë bastet sportive, dhe paratë të investohen në sport.

Ylli ka deklaruar se bastet sportive funksionojnë në mënyrë të jashtëligjme, dhe ka ardhur koha që ata të legalizohen, pasi nuk përfitohet asgjë nga kjo veprimtari.

“Zoti kryeministër, meqë të kam përballë po të bëj një thirrje publike, nxirri nga errësira kompanitë e basteve. Jepja ato para sportit dhe rinisë. Me ato para të bëjnë qendra sportive, me ato para të shpërblejmë këto sportistë elitarë.

Le të ndërtojnë qendra sportive në vend. Ne nuk po kërkojmë lëmoshë, pas i e dimë që buxheti i shtetit aq i ka kapacitetin. Ne sot po kërkojmë mënyra alternative, pasi ato para po i merr bota e errët, që nuk punësojnë asnjë person, nuk paguajnë asnjë taksë, shteti nuk merr asnjë lek, sporti asnjë lekë.

U bënë mirë se u mbyllën, pasi ishin përhapur shumë, por ka ardhur momenti që të bëjnë një studim për këtë treg, pasi baste ka Italia, ka Franca. Po ne kaq para kemi, që të ja lëmë këto para njerëzve anonimë”, tha Ylli.

Kreu i KOKSH tha se kampionia e Europës, Luiza Gega u trajnua në pistat e Kenias, sepse sipas shkencës në rast se stërvitesh në lartësi të tilla trupi prodhon rruaza të bardha që quhen doping artificial për sportistin.

Në fjalimin e tij në ceremoninë pritëse të Luiza Gregës, Ylli falënderoi kampionen e Europës dhe trajnerin e saj për fitoren triumfuese në atletikë në garën 3000 m me pengesa në Gjermani.

“Kjo arritje nuk është bërë vetëm nga Luiza por edhe nga trajneri i saj Taulanti. Më kanë thënë si ka mundësi që nuk ka pistë në Shqipëri për tu trajnuar Luiza. Luiza u trajnua në pistën e Kenias. Pse atje?  Sepse Kenia ka kushte të jashtëzakonshme me lartësi 3 mijë metra dhe shkenca thotë se në rast se ti stërvitesh në lartësi të tilla trupi prodhon rruaza të bardha që quhen doping artificial”, tha Fidel Ylli.

Kampionia e Europës, Luiza Gega u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa duartrokitjet e qytetarëve ishin të shumta.

E veshur me ngjyrat kuqezi Gega bëri “paradë” me një makinë të kuqe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gegës do t’i dorëzohet sot Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *