Luiza Gega e pranon: Kam pasur oferta nga vende të tjera, por qëndrova me besimin se ky vend do të ndryshonte

Nga ceremonia e nderimit të saj, atletja Luiza Gega mbajti një fjali emocionues për karrierën e saj, teksa pranoi se ka pasur oferta nga vende jashtë por qëndroi me besimin se ky vend do të ndryshonte.

Gjithashtu ajo iu ka dhënë një mesazh të rinjve, ku ka theksuar se të gjithë mund të ja dalin në këtë vend.

“Unë në fakt kam pasur edhe oferta të tjera për të vazhduar me shtete të tjera, por e dua këtë vend, gjithmonë e kam dashur. Kam pasur besim se ky vend do të ndryshojë, dhe sot jam krenare që ky ndryshim ka ndodhur,. Ka akoma gjëra, për të ndryshuar, por kemi ecur shumë.

Sot kemi, mbështetjen e Bashkisë, kryeministri, KOKSH, dhe unë që i them trajneri si nuk jam më 20 vjeçe, që të kisha rezultate më të mira, por nuk është kurrë vonë.

Le të ju jap një mesazh të rinjve, të gjithë mund të ja dalin në këtë vend”, tha Gega.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *