Duket se hedhja e mbeturinave të Bashkisë së Kukësit në territorin e Bashkisë së Hasit, ka sjellë përplasje mes dy institucioneve të pushtetit vendor.
Kryebashkiaku i Hasit Liman Morina tha në një intervistë televizive se kjo problematikë qëndron më shume se një viti, teksa i ka kërkuar kreut të Bashkisë së Kukësit, që të marrë masa. Gjithashtua ai tha se do të vendoset një gardh për tu mos u hedhur mbeturinat.
“Bashkia e Hasit është më e pastra në të gjithë vendin. Gjithë njerëzit që vijnë në Has mbeten te befasuar. Problematikën kryesore e kemi me Kukësin, ka një ndotje të territorit të Hasit. I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë së Kukësit, që të mos ndotin Hasin. Firmës i kam kërkuar pastrimin e mbetjeve dhe pas disa kohësh ka përsëri ndotje. Të vendoset një gardh që njerëzit të mos hedhin mbetje. Akoma se kemi vendos. E vetmja mundësi për të eliminuar është për të vendosur gardh dhe rrjetë. Është një imazh shume i keq për Hasin. Është një ndotje buzë rrugës. Kreu i bashkisë Kukës të gjej kushtet që të mos hedhin mbeturina.
Situata vijon prej një viti e pak. Qytetarët të mos hedhin mbetjet. Ne kemi miratuar në këshillin bashkiak disa punonjës me pagesë minimale për pastrimin, edhe si ndihmë ekonomike edhe për të mbledhur plehrat”, u shpreh ai.