Informacioni tregon se organi më i lartë evropian i futbollit tashmë po përgatit sanksione të ndryshme. PSG dhe Marselle, siç theksoi “L’Équipe” pak ditë më parë, flitet se do të marrin një gjobë financiare, ndërsa italianët dhe Barça mund të përballen me një dënim shumë më të ashpër.
Të gjithë po monitorohen nga afër prej UEFA-s, por klubet kanë ende kohë për të paraqitur llogaritë e tyre të përditësuara dhe të rregulluara. Apriori, sezoni 2020-2021, në të cilin janë kryer parregullsitë, përkon me fushatën në të cilën shpërtheu pandemia dhe të gjitha pasojat që rrjedhin prej saj.
Edhe pse UEFA lejon vetëm 30 milionë euro humbje në tri vite, ato që lidhen me Covid-in dhe shpenzimet në futbollin e femrave apo në futbollin bazë mund të justifikojnë një rritje. Burimet nga Barça sigurojnë se klubi nuk është në dijeni se ka një procedurë të hapur kundër tyre për “Fair Play Financiar” të sezonit 2020-2021.
Përveç kësaj, drejtuesit e blaugrana-ve tregojnë se për të folur për sanksione, fillimisht duhet të ketë një dosje të hapur, e cila për momentin nuk ekziston. Në çdo rast, hapja e një dosjeje hetimore do të kërkonte muaj për t’u konkretizuar.
Ky sezon do të jetë i fundit sipas rregullave të “Fair Play Financiar” që dimë deri tani. Nga viti 2023, UEFA do të prezantojë një sistem të ri, me klubet të kufizuara për të shpenzuar një përqindje të të ardhurave të tyre për pagat e lojtarëve, transferimet dhe komisionet e agjentëve.