Moti plot surpriza, rikthehen reshjet e shiut për nesër

Për ditën e nesërme, vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik, shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në zonën e veriut dhe qendër, reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 12m/sek, erë me rrahje shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 10°C deri në 22°C

zonat e ulëta 11°C deri në 23°C

zonat bregdetare 12°C deri në 22°C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *