Kreu i PD-së Sali Berisha në një takim të mbajtur në qytetin e Dibrës, ka deklaruar se se korrupsioni mbetet një problem madhor, pasi sipas tij së në vend të të pasurohen qytetarët, pasurohet qeveritarët.
Gjithashtu ai tha se një problem mbetet edhe tenderat e fshehte, pasi sipas tij janë rritur me 18 herë.
“Çfarë po ndikon? A jemi ne në rrezik? Janë disa të dhëna… nëse 8 vite më parë arritëm të dalim në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet, 30 vite më parë unë isha presidenti i një vendi me një rrogë 16 dollarë, të tjetër i kishin rrogat 6-8 dollarë, dhe arritëm të tejkalojmë dhe dy vende anëtare të BE, sot jemi në fund përsëri.
Rrogat 30% më të ulta se në Kosovë sot!
Nëse ka një gjë që dërrmon njerëzit është varfëria, që i topit ata, i largon nga vendi.
Pse jemi në rrezik? Nuk jetojmë në një vend pa rezerva, por me rezerva të mëdha, por pasuritë e këtij vendi janë shndërruar në mallkim… në vend të pasurohen qytetarët, pasurohet qeveritarët.
Rrallë gjen një vend tjetër me pasuritë që kemi ne, por ne biem me shpejtësi në rroga e pensione se kjo qeveri ato pasuri i shfrytëzon me oligarkët e saj.
Në 2007 ne vendosëm rentën e mineraleve, një taksë që u lihet komuniteteve, dhe është detyrim ndërkombëtar. Rama një vit më parë hoqi rentën, me valixhe ryshfeti. E blenë ata që shfrytëzojnë mineralet dhe ato minierat nuk japin asgjë për atë komunitet.
Si ndodh që ne në një vend të pasur të varfërohemi? Sepse një km rrugë në Europë ndërtohet me dy maksimumi tre mln euro, në Shqipëri me 24-30 mln euro… kjo nuk është fantazi!
Merrni çmimin e rrugës nga Iba në Farkë, 30 mln euro km. Pse? Sepse vetëm vjedhin.
Çfarë ka ndodhur me ne? Shteti është shndërruar në një makineri të vjedhjes së qytetarëve.
A ndodh që një kryeministër të firmosë 420 mln euro për djegësa dhe mos ketë asnjë sot në punë?
Si mund të firmosësh ti?
Ti di çfarë bën, por ti vjedh! Ndaj ikin shqiptarët nga vendi. Nuk vidhet vetëm me tendera, pale tenderat sekretë që janë rritur me 18 herë.
Këta e kanë bërë ligj tenderin sekret. Vjedhin në mënyrë të tmerrshme me pasuritë publike. 1 mln metër katrorë në portin e Durrësit dhe thotë do ndërtoj, ka gjet një arab që e servir.
Vendi është në rrezik ne nuk e shpikim këtë!”, tha Berisha.