Ditën e enjte me datë 25 gusht, Florian Marku do të ndeshet me boksierin meksikan, Parra për titullin WBF në stadiumin “Air Albania”.
Sot, dy ditë para kësaj ndeshje të madhe, më e madhja në karrierë për boksierin shqiptar, të paktën kështu e ka cilësuar vetë ai, “Albania King” i shkon në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
Pas këtij takimi, në rrjetet sociale, tifozët që po presin me padurim këtë ndeshje me bindjen e palëkundur se Marku do të triumfojë, kanë nisur të bëhen skeptikë.
Të shumtë janë ata që e cilësojnë Ramën si “tersi” ku bëhet fjalë për sportin. Shpesh prezenca e tij në stadium, apo takime me sportistë të ndryshëm, ka sjellë rezultate negative te këta të fundit më pas.