Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për ditën e përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare në Europë.
Meta në një postim në Facebook, ka kërkuar që të nderohen me respekt jetët e pafajshme që kanë ikur nga kjo botë për idealet e lirisë. Gjithashtu Meta shprehet se pikërisht kjo ditë na kujton se duhet të luftojmë për lirinë kundër autoritarizmit aktual në politikë dhe jetën e përditshme.