Katër “yje” të futbollit ende me “valixhe në duar”, Ronaldo me shokë kanë edhe një javë afat

Mbetet edhe një javë deri në mbyllje të merkatos verore. Shumë lëvizje janë mbyllur, por ende të tjera, mes tyre edhe të bujshme, priten deri në fund.

Janë disa futbollistë që priten të ndryshojnë destinacion. Cristiano Ronaldo, Frenkie de Jong, Jude Bellingham dhe Pierre-Emerick Aubameyang, janë katër nga yjet e futbollit botëror që duken ende me “valixhe në duar” dhe në orët e fundit të merkatos mund të ndyshojnë skuadër.

Portugezi i Manchester United, 5 herë fituesi i Topit të Artë nuk është i lumtur më tek United dhe pas ndeshjes me Liverpool ku ishte në stol, akoma dhe më tepër flitet për një largim të mundshëm.

Kapiteni i Portugalisë ka marrë një ofertë nga Sporting Lisbona, por klubi ku u rrit si futbollist Ronaldo nuk ka kapacitetin për të paguar në arkën e United për të blerë kartonin dhe për momentin situata duket ende pezull.

Te Barcelona kanë një siklet dhe ai është Frenkie de Jong. Katalanasit duan që ta shesin me çdo kusht lojtarin holandez që t’i bëjnë vend afrimeve të verës, me Jules Kounde i cili mund të largohet nëse nuk federohet në kohë.

Lajmi i mirë mund të jetë interesimi i Bayern Munchen për lojtarin e Barcelonës me kampionët e Gjermanisë që kanë nevojë për një lojtar si De Jong dhe janë të gatshëm për të aplikuar huazimin me detyrim blerje, por ende nuk ka një veprim konkret, ndërsa në lojë mbetet dhe United.

Një tjetër lojtar që mund të largohet që tani nga Barça është Pierre-Emerick Aubameyang, i cili duket gjithnjë e më pranë Chelsea, por situata te katalanasit mbetet e çuditshme sa i takon financave dhe po hasin vështirësi serioze në çdo mundësi dhe tentativë për të transferuar lojtar.

Real Madrid, mendon për pasuesin e Casemiros i cili shkoi tek United për 70 milionë paund. Një pjesë të kësaj shume kampionët e Europës mund ta investojnë te mesfushori i Borussia Dortmund, Jude Bellingham, por një lëvizje e tillë menodhet vetëm verën e ardhshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *