Një 23-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e së martës në Tirane. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit në një lokal.
Më pas, dy personat të cilët janë fqinjë me njëri-tjetrin kanë përdorur armën. Mësohet se 49-vjeçari Albert Ostreni dyshohet të ketë qëlluar mbi Renaldo Mejdanin. 23-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.
Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.