“50 mijë dollarë shpërblim kush ka informacion”, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për biznesmenin turk

Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj biznesmenit Faruk Ozer, i cili është në kërkim nga Turqia prej më shumë se dy javësh. Procedimi ndaj të riut ka nisur për akuzën e mashtrimit kompjuterik, ndërkohë që 27-vjeçari Ozer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollarë.

Faruk Ozer rezulton të jetë futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të këtij viti, ndërkohë që kanë dalë dhe pamje filmike nga momenti kur ai është akomoduar në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

Policia shqiptare ka dhënë një shpërblim prej 50 mijë dollarësh, për të gjithë personat që japin informacion mbi vendodhjen e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *