Një plagosje për motive të dobëta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një rrugicë në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tasim Shehu”. Burime për mediat bëjnë me dije se pas një konflikti të çastit mes dy fqinjëve 49-vjeçari Albert Ostreni ka plagosur 23-vjeçarin Ronaldo Mejdani.
23-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton për ngjarjen.
Drejtoria Policisë Elbasan, lidhur me plagosjen në Tiranë, ka vendosur një patrulle postoblloku në hyrje të qytetit të Elbasanit në rreth rrotullimin e Bradasheshit për të kapur autorin.