Një ditë përpara mbrëmjes gala, ku përveç shorit të fazës së grupeve në Champions League, UEFA do të bëj publike më të mirët e vitit, dy të përditshmet spanjolle AS dhe Marca, i kanë paraprirë vendimeve teksa kanë zbardhur raportin e UEFA-s.
Ishte e pritshme që Real Madrid do të merrte pjesën më të madhe të tortës pasi zhvilluan një sezon fantastik në Champions, mbase përtej çdo logjike duke përmbysur ndeshje që dukeshin të pamundura: “Madridi ka një forcë të mistershme”, kështu shkruan një nga vëzhguesin e UEFA-s pas ndeshjes kundër PSG, në fakt PSG ishte vetëm fillimi pasi të njëjtin fat provuan më pas edhe Chelsea e Man.City.