Një javë më parë i’u dorzua forcave të policisë shtetasi shqiptar Ledjon Brakaj që masakroi ish-pronaren e tij dhe nipin e saj për t’i grabitur 780 mijë euro.
Ekzaminimi I gjurmëve të gishtërinjve të tij do të vendosë fatin e kstradimit të tij.
Por si arriti të bëhet i mundur arrestimi i tij kur nga krimi që Ledjon Barkaj kishte bërë kishin kaluar plot 7 vite.
Shteti shqiptar pengoi testimin e ADN-së disa vite më parë që mund të kishte zbardhur të vërtetën thuhet kështu në deshmin e raportime të rëndësishme Greke .
Dëshmi të rëndësishme dolën përmes testimit të ADN-së që u dërgua në Shqipëri për vrasjen e dyfishtë të kryer në Aegina në nëntor 2015 me viktima 70-vjeçaren Irini Marmarinou dhe nipin e saj 44-vjeçar Lambros Protonotarios.
“Persona të panjohur hynë në shtëpinë e tyre. Ata e rrahën 70-vjeçaren derisa humbi ndjenjat, ndërsa nipi i saj 44-vjeçar u godit në kokë dhe gjoks. Dy viktimat humbën ndjenjat nga goditjet jo vdekjeprurëse, por më pas autorët i dogjën të gjallë”, raporton media Greke.
Sipas tyre ADN-ja e autorit u gjet në vendin e sulmit dhe u zbulua se kishte ngjashmëri të konsiderueshme (“alele” të zakonshme në llojin gjenetik) me atë të një punëtori shqiptar që banonte në ishull dhe i njihte viktimat, çka përbën një fakt interesant pasi 36-vjeçari Brakaj ka qenë i punësuar në dyqanin e suvenireve të 70-vjeçares greke.
Policia e Atikës sipas ToVima nisi të kërkonte të paktën 50 të afërm të të huajit që jetonin në zonën e Aeginës, në Athinë dhe në Greqinë e Veriut, për të siguruar një mostër të materialit gjenetik.
Por as kjo mënyrë nuk rezultoi e suksesshme për identifikimin e ADN-së me atë të autorit të krimit të rëndë.
Hetimi i policisë helene për më tepër u shtri edhe në një rreth tjetër të afërmve të të huajit me banim në një zonë të Shqipërisë.