Haradinaj pas takimit me Escobar: Diskutuam për gjetjen e zgjidhjeve në veri

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka dhënë detaje pas takimit me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai ka thënë se kanë pasur një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës.

“Gjatë darkës në rezidencën e Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *