Gjetja e një sulmuesi është kthyer në prioritet absolut në shtëpinë e Chelsea, humbja e fundit ndaj Leeds United ishte një tjetër kambanë alarmi. Tuchel ka nevojë për përforcimi, madje sa më shpejt është e mundur për të mos dalë nga gara ende pa nisur mirë sezoni. Blutë po hasin shumë vështirësi përpara porte, është e qartë që Tuchel nuk ka shumë alternativa për fazën ofensive.
Sipas mediave angleze, tekniku gjerman vijon të insistojë për të transferuar në Londër sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang. Afrimi i mundshëm i gabonezit largon gjithnjë e më shumë Armando Brojën nga Londra. Pavarësisht se Tuchel i ka kërkuar të mos largohet, në tavolinën e Brojës mbetet ende të hapura dy pista konkrete, West Ham dhe Everton, nëse do ti duhet të zgjedh, ylli kuqezi preferon të bashkohet me ish trajnerin e tij, Lampart.