Janë zbardhur detaje nga procedimi penal i dy fierakëve ditën e djeshme nga policia e Vlorës.
I.C., 36 vjeç dhe E. C., 43 vjeç u konfliktuan me një shtetas polak.
Arsyeja e sherrit mes fierakëve dhe polakut ishte pasi shqiptarët i ngacmuan gruan.
U mësua se pasi terrorizuan plazhin dhe e goditën me shkopinj në kokë 3-4 herë teksa pushuesi i huaj ishte pa ndjenja në tokë.
Njoftimi i Policisë:
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 36 vjeç dhe E. C., 43 vjeç, të dy banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në Ksamil, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin polak S. A., 44 vjeç..