Formulari i vetëdeklarimit/ SPAK fillon hetimet për Ilir Metën

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka filluar hetimet për ish-presidentin e Republikës Ilir Meta. Ai po hetohet për fshehjen e të ardhurave, mospagin taksash, korrupsion, shpërdorim detyre.

Drejtuesi i SPAK Arben Kraja i është drejtuar me një letër zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në lidhje me formularin e vetëdeklarimit për Ilir Metën, pasi ky i fundit ka marrë një padi në organin e akuzës.

SPAK i ka kërkuar KQZ vënien në dispozicion të formularit në funksion të hetimit për kryetarin e Partisë së Lirisë.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në funksion të procedimit penal Nr. 122, të vitit 2022.

Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal, kërkojmë kope të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të dorëzuar nga ish deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metaj (Meta)”, thuhet në kërkesën e SPAK.

 

https://www.priza.al/2022/08/24/spak-u-nisi-hetimet-meta-sulmon-krajen-spurdhjak-i-partise/

 

https://www.priza.al/2022/08/24/zbulohet-padia-e-halit-valterit-ne-spak-meta-akuzohet-per-lobim-dhe-pastrim-parash/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *