Ndahet nga jeta e moshuara, lë 5 milionë euro pasuri

Një 91-vjeçare nga Genova e Italisë, e quajtur Angela Torelli ka ndërruar jetë duke lënë pas 5 milionë euro pasuri për bamirësi.

Gjithashtu Angela Torelli  ka dhuruar edhe një shtëpi për shoqatën italiane për kërkime mbi kancerin.

Në këtë mënyrë 91-vjeçarja ka “lënë jashtë” testamentit të afërmit e saj dhe kunatin i cili përpiqej ta mbante nën kontroll.

Në testament 91-vjeçarja shkroi:

Deklaroj se nuk arrij të fal të afërmit e kunatit tim që kanë ndërhyrë tek unë dhe im shoq. Shpresoj që Zoti, të cilit i kërkoj falje, të mos më dë nojë për këtë.

Ndërkohë vetëm për të shoqin ajo ka lënë një shtëpi në Prato Nevoso, si dhe 20 mijë euro për gruan e shërbimit dhe administratorin që kujdesej për pronat e familjes së saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *