Avokati Saimir Visha i i cili mbron ligjërisht shtetasin ukrainas Fedir Alpatov, ka deklaruar se të dyja veprat penale që akuzohet klienti i tij, bien pasi nuk kemi të bëjmë me armë kimike dhe se nuk është e ndaluar që të bësh foto në një objekt ushtarak.
Gjithashtu ai tha se klienti i tij duhej të pyetej në gjuhën amtare.
“Klienti im duhet të pyeteshe në gjuhën amtare. Në lidhje me akuzat, ju e dëgjuat dhe vetë që nga ana e policisë dështoi. Ishte regjistruar për 5 vepra, aktualisht janë dy vepra. E para, nuk është armë kimike. Nuk mund të godasin me sprajt që mbajnë femrat.
E dyta: sigurimi i të dhënave, nuk ka asnjë fakt penal për një objekt që nuk ka asnjë sinjalistikë
Mendoj se kjo çështje do të zgjidhet.
Alpatov është një shtetas ukrainas dhe nuk është një spiun rus”, tha Visha.