Kryeministri Edi Rama nga Austria në forumin e European AlpBach gjatë fjalës së tij u shpreh se Bashkimi Europian duhet të kthej vëmendjen pasi vetë Shqipëria gjatë pandemisë ndihmat për vaksina i erdhën nga Turqia dhe jo nga BE. Gjatë fjalës së tij në këtë forum, kreu i qeverisë tha se nuk po e sheh Europën të ndryshojë.
“Evropa ka shumë retorik dhe shumë takime, ka një dakordsi në parim. Lufta po sfidon shoqërinë perëndimore. Një shtet i BE mori peng dy shtete dhe për këtë Bashkimi Evropian ishte i pafuqishëm. Realiteti gjeografik nuk po trajtohet në mënyrën e duhur. Shtetasit e Kosovës lëvizin të lirë në BE, Kosova u çlirua
Në pandemi BE nuk e vrau mendjen për BP, pa presidentin e Turqisë s’do kishte pasur vaksina. KU ti gjejmë vaksinat në Rusi apo në Kinë?”, tha Rama
Bashkimi Europian e ndihmoi Kosovën të çlirohej nga një regjim barbar, por gjatë këtij regjimi ata lëviznin lirisht në Europë, ndërsa tani janë “peng i çliruesit”. Kështu u shpreh kreyministri Edi Rama të mërkurën gjatë fjalës së tij në forumin European Alpbach, me temë “Zgjimi gjeopolitik i BE-së”
Nëse do ta shohim në një pamje të përgjithshme do të ndiheshim mirë, por në detaje ajo çfarë shohim në një lloj panorame të përgjithshme si vendosja e sanksioneve është mënyrë për të reaguar por nuk është veprim proaktiv për të rregulluar gjëra që ekzistojnë.
“Kosova u çlirua me ndihmë nga një regjim barbar. Me regjimin barbar ata lëviznin lirisht. Me çlirimtarët janë peng. Gjyshërit e fëmijëve që kanë lindur në Kosovën e lirë mund të udhëtonin në Europë, edhe të punonin, fëmijët nuk mund të lëvizin sepse nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën”, u shpreh Rama.