Kim i del ne krahë SPAK-ut, sulmon Metën: Të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm

Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë ka reaguar ashpër pasi ish-presidenti Ilir Meta sulmoi kreun e SPAK Arben Kraja, duke e quajtur si “spurdhjak të partisë”.

Kim përmes dy shënimeve në Twitter shkruan se për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm, ndërsa tani ata janë të shqetësuar ndaj mosndëshkueshmërisë, por sipas saj do të ju vijë fundi.

Postimi i Kim:

Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin.


TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *