Jo vetëm ushqimet! Në Tiranë edhe insekticidet në supermarkete janë të skaduara. Ja ku ka ndodhur…    

Janë të shumta rastet kur këto javë edhe me nisjen e stinës së nxehtë, qytetarët po ankohen për ushqimet e skaduara apo të prishura, që shpesh u ka ndodhur të blejnë nëpër supermarketet e kryeqytetit.

Jo më larg se dje, “Priza.al” botoi një material referuar një investigimi bërë nga emisioni “Boom”, në lidhje me datat e skadencave të produkteve ushqimore të ndryshme që shiten në supermarkete, të cilat fshiheshin lehtësisht nga ambalazhet.

Por në një kohë që shumë produkte ushqimore, si biskota, ëmbëlsira, çokollata, patatina, kruasante, apo edhe qumështi i ambalazhuar si dhe konservat e ndryshme, u falsifikohen datat nga rrjetet e supermarketeve, ka edhe mjaftë produkte të tjera jo ushqimore që kanë këtë fat.

Detergjente larëse, sapunë, shampo koke apo trupi, pasta dhëmbësh, apo produkte kozmetike, janë ndër artikujt e tjerë që mbushin raftet e supermarketeve, por që në një masë dërmuese janë të vjetëruara dhe skaduara, por me data të ndryshuara dhe vazhdojnë të tregtohen.

Por jo vetëm këto produkte ku fitimi është më i madh se ushqimet, por edhe insekticidet apo desinfektantët e ndryshëm, në shumë supermarkete në Tiranë shiten jashtë afatit të skadimit.

Rasti më flagrant është ai i ditës së sotme, ku nga një lexues në adresën e “Priza.al”, ka ardhur një denoncim në lidhje me insekticidin “Raid” i cili shitet i skaduar.

Sipas dëshmisë së lexuesit që e ka shoqëruar atë edhe me fotot e produktit dhe faturës, insekticidi që është blerë në një prej “Big-Market-eve” në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, është përdorur kundër mizave dhe milingonave që kishin hyrë në shtëpi.

Por edhe pse qytetari e ka përdorur shumë herë duke spërkatur insektet, ato jo vetëm që nuk kanë ngordhur, por kanë vijuar aktivitetin e tyre normal, pa pushuar asnjë çast.

“Pershendetje Priza.al. desha te ndaj me ju kete shqetesim qe konstatova sot. Bleva nje nga ato dizinfektusit Raid te bigmarketi ketu te Komuna e parist, sepse me ishin futur milingona ne shtëpi… E përdora gati te gjith por asnjë efekt nuk me dha sepse milingonat nuk shqetesoheshin fare As nuk ngordhen madje.

Ja kam ketu edhe faturen qe e bleva 4500 lek dhe nuk me dha asnje efekt. Asnje mize nuk ngordhi. Pra eshte i skaduar, se edhe e mora per insekte qe nuk fluturojnë…”

No description available.

 

Me ardhjen e stinës së verës janë të shumtë qytetarët që u drejtohen supermarketeve për të blerë mjekime kundër insekteve dhe parazitëve, apo mushkonjave dhe mizave që nisin të jenë aktive në muajt e verës.

Por askush nuk e di se në shumë raste kemi të bëjmë me produkte që supermarketet, si në këtë rast i tregtojnë pasi u kanë mbetur nga viti i kaluar (në rastin më të mirë), apo prej disa vitesh.

Këto preparate, jo vetëm që nuk kanë më efekt ndaj insekteve, por në shumë raste mund të bëhen të dëmshme për jetën tonë, për sytë, apo lëkurën në varësi të përdorimit.

Por në mungesë të informacionit nga shumë qytetarë, supermarketet vijojnë të bëjnë para, duke shitur këto produkte të skaduara me çmime si të të rregulltave, dhe duke përfituar edhe nga mungesa e kontrolleve dhe vëmendja e institucioneve.

No description available.

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *