Marrëveshja bërthamore, Izraeli: 100 miliardë dollarë në vit për Iranin

Marrëveshja e re bërthamore me Iranin do t’i japë Teheranit “njëqind miliardë dollarë në vit”. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri izraelit Yair Lapid, i cili u ka kërkuar fuqive perëndimore të mos vazhdojnë negociatat. “Këto para – shtoi ai – do të përdoren për të minuar stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe për të përhapur terrorizmin në mbarë botën.

Ato do të financojnë Pasdaran, më shumë sulme ndaj bazave të SHBA dhe do të forcojnë Hezbollahun, Hamasin dhe Xhihadin Islamik”. Për Lapid, këto burime do të shkojnë “për njerëzit që po përpiqen të vrasin shkrimtarë dhe intelektualë në Nju Jork dhe do të forcojnë programin bërthamor të Iranit”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *