Gabriel Batistuta ende mbahet mend në Romë si ‘Mbreti Midas’. Sulmuesi argjentinas erdhi në verën e vitit 2000, pikërisht në kohën kur Lazio po festonte titullin kampion në kryeqytet. Lojtari ishte një nga arkitektët kryesorë të triumfit verdhekuq sezonin e ardhshëm. E famshmja ‘titull i paqepur’ për kushërinjtë e Lazios mban firmën e Batistutës me 20 realizimet. Golat e tij sollën kampionatin e tij të parë si lojtar i Romës.
Megjithatë, sezoni i ardhshëm ishte për t’u harruar, problemet fizike e frenuan “Mbretin Luan”, të cilit i kënaqur mendërisht dhe fizikisht nga titulli i parë i fituar në karrierë, dalëngadalë iu desh të dorëzohej para problemeve me kyçet e këmbëve, të cilat ende e mundojnë.Roma e Sensit nuk kishte arritur të fitonte pa Gabriel Batistuta. Gabriel Batitstua nuk ishte në gjendje të fitonte pa Romën. Së bashku, ata gjetën titullin kampion që të dy e kishin ndjekur prej vitesh.Megjithatë, jo të gjithë në Romë e donin Batistutën.
Një prej tyre ishte Antonio Cassano, i cili, pasi zbarkoi në kryeqytet vetëm pak muaj pas fitimit të titullit, nuk pati një mardhënie të ngrohtë. Këtë e tregon vetë barezi në biografinë “I them gjithçka”, shkruar së bashku me Pierluigi Pardo.
“Në atë skuadër kishte disa lojtarë që i urreja. Njëri ishte i gjatë, mjaft i pashëm, sulmues, argjentinas, me flokë të gjatë. Unë nuk i dhashë asnjë mallkim për të. Kishte shumë të meta. Koprrac, ziliqar, kritik. Ai thoshte gjëra pas shpine, dhe përpara të buzëqeshte. Nuk i përballoja dot tipat snob. Ndaj i bëj të kuptojë menjëherë se nuk më intereson të kem marrëdhënie me të.
Një ditë në Trigoria isha në radhë te lokali, mbërrin dhe më kalon përpara. Të dy do të merrnim makiaton. Unë atëherë fus gishtin në hundë ia rrotullova në qumësht sikur gisht të ishte lugë. “Çfarë po bën?” – më thotë. “Ose e pi ti, ose e pi unë”, – i
përgjigjem. Ai bëri fenomenin: “Tani e pi”. Dhe unë: “Sigurisht!” Unë isha shumë më i zgjuar se ai. Dhe e piva, të gjithë në një gllënjkë. Nuk e futa në hundë, thjesht bëra sikur. Nuk e mori mirë. Por unë u hakmora në stërvitje. Kur merrja topin i thosha: “Vrapo plak, hajde merre, më ndiq”. Ai nuk mund të duronte më.”