Për sonte është caktuar takimi i Miroslav Lajçakut dhe Gabriel Escobarit me përfaqësuesit e serbëve në veri të Mitrovicës.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, vizitën e sotme në Prishtinë e nisi me një takim me Presidenten Vjosa Osmani dhe më pas me kryeministrin Albin Kurti.
Në të gjitha takimet e Lajçakut merr pjesë edhe i dërguari i presidentit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili dje mbërriti në Prishtinë, kur u takua me Osmanin dhe liderët e partive opozitare.