Eden Hazard e goditi kur ishte kapës topash, sot është më i pasur se Harry Kane

Pritësi i dikurshëm i topave i Swansea Cityt, Charlie Morgan, sot është më i pasur se Harry Kane falë vodkës së tij të kërkuar, e cila është shitur me miliona copë në dy vjetët e fundit.

Charlie ishte 17 vjeç kur përplasja e tij me Eden Hazard ishte bërë lajm kombëtar në Angli, por edhe ndërkombëtar, me njërin prej lojtarëve më të mirë në botë të asaj kohe që u përjashtua nga ndeshja pasi e kishte goditur atë derisa po mundohej t’ia merrte topin për ta rikthyer në fushën e blertë.

Nga ajo kohë, i riu uellsian së bashku me një shok shkolle e udhëhoqën një “start-up”, duke e bërë atë një fuqi globale të marketeve të alkoolit në formën e Au Vodka.

Morgan

Charlie dhe shoku i shkollës, Jackson Quinn thuhet se kanë pasuri prej 47 milionë eurosh secili, duke u renditur në vendin e 24-t të të rinjve më të pasur të vitit në Angli, në bazë të “The Times Young Rich List”. Këto shuma në fakt janë më të larta se pasuria e heroit të Tottenham, Harry Kane, i cili thuhet se ka 45 milionë euro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *