Sherri në ‘Selman Stërmasi’/ Disiplina e FSHF dënon drejtuesit e ‘Kastriotit’, dënim edhe drejtorit të ‘Skënderbeut’

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka dhënë dënimet për javën që lamë pas për “Superligën”. Për sherrin në “Selman Stërmasi”, Presidenti i “Kastriotit”, Alban Vogli është dënuar me 18 muaj pezullim nga aktiviteti.

Po ashtu administratori i klubit, Gazmend Vogli, është dënuar me 12 muaj pezullim, kurse trajneri Ramadan Ndreu, me 5 ndeshje pezullim.

Të shtunën Tirana mposhti Kastriotin, por në fushë pati tensione pasi Gazmend Vogli, hyri në fushë dhe ndërpreu takimin, kurse Alban Vogli, kundërshtoi policët.

Më pas ata u arrestuan, ndërsa Gjykata e liroi Presidentin e “Kastriotit”, duke i caktuar masën e lëhtë me “detyrim paraqitjeje”, por la në arrest shtëpie drejtorin Gazmend Vogli.

Nuk ka shpëtuar nga dënimet as Ilirjan Përmeti, drejtori i klubit të “Skënderbeut”, që është dënuar me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Ai është sjellë në mënyrë jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes Skënderbeu-Partizani.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *