Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar nga Jala nisjen e hetimeve të SPAK ndaj tij.
Në një intervistë për mediat, Meta tha se nuk ka dijeni dhe se nuk është i interesuar për këto hetime.
Ai theksoi gjithashtu se ka ardhur koha të çlirohet drejtësia e kapur, dhe organet e reja të zgjidhen nga populli ashtu siç ndodh në SHBA.
“Nuk e di çfarë hetojnë ata, le të hetojnë çfarë të duan, nuk kanë çfarë të hetojnë. Unë jam përballë jush dhe përballë regjimit të Ramoviç. Përpara një viti kishte një lidership të korruptuar të opozitës që përdorej nga Ramoviçi. Unë s’i jam shmangur asnjëherë drejtësisë, kjo ka qenë fuqia ime, jam përballur me drejtësinë. Ka një thirrje për mua, do shkoj do t’u përgjigjem dhe do t’ju njoftoj për çfarë më kanë thirrur. As nuk jam thirrur dhe as nuk jam i interesuar”, tha ai./abc