Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, si dhe me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.
Vuçiç fillimisht do të takohet me Lajçakun në orën 17:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës.
Gjysmë ore më vonë, në orën 17:30, është planifikuar takimi trepalësh Vuçiç, Lajçak dhe Escobar.