Elbasan/ Dalin detaje nga krimi i fundit. U ekzekutua në makinë në prani të bashkëshortes. Viktima ishte Everest Çaka  

Kanë filluar të zbardhen detajet e para nga atentati i pak çasteve më parë në qytetin e Elbasanit. Personi që ka mbetur i vrarë i qëlluar brenda automjetit të tij tip “Opel”, mësohet se është shtetasi Everest Çaka.

Ai  është qëlluar për vdekje brenda makinës së tij, duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në rrugë “Mbretërore” në lagjen “Skënderbej”.

Teksa po qarkullonin në autostradë, pranë një kompleksi, disa persona kanë qëlluar ndaj mjetit “Opel”, duke lënë të vdekur drejtuesin e makinës. Por ky i fundit shoqërohej edhe nga bashkëshortja e cila ka mbetur gjithashtu e plagosur nga plumbat e atentatorëve.

Ajo është dërguar për në spital, dhe nga burimet nga spitali i Elbasanit, ajo është jashtë rrezikut për jetën pasi ka mbetur e plagosur në dorë.

Ndërkohë as Policia nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me ngjarjen, duke lënë fillimisht të pazbuluar identitetin e viktimës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *