“Pse ia bëre vajzës time këtë?!”, dëshmia rrëqethëse: Amelian e gjeta nën ujë, me rroba dhe…

Mbytja e 6-vjeçares shqiptare, Amelia, në Greqi, ka tronditur opinionin publik, ndërsa gishti është ngritur drejt babait të saj për shkaktimin e kësaj tragjedie.

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja tronditëse për rastin. Babai e kishte marrë të volën nga ish-bashkëshortja e tij, dhe ishin futur në det me rroba, për t’u ngjitur më pas në një varkë ku vogëlushja rrinte shpesh dhe vizatonte.

Babai ka deklaruar se vajzës i kishte veshur jelekun e shpëtimit, por në momentin që ka tentuar që ta ngjisë në varkë, ajo ka rrëshqitur nga jeleku dhe ka rënë në ujë.

“Hëngrëm në një restorant, dhe vajza ime pa varkën dhe më kërkoi që të shkojmë tek varka që të vizatonte. U futëm në det, dhe kur tentova ta ngre sipër varkës, më rrëshqiti nga duart dhe ra në ujë. Nuk dinte not. Unë nuk u zhyta për ta shpëtuar sepse jam me astmë”, ka deklaruar ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *