Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dhënë sot lajmin se qeveria ka marrë vendimin për të shtyrë me tre muaj paketën e kompesimit për shoqëritë e transportit publik.
Sipas saj nuk do të ketë impakt shtesë në buxhet pasi është parashikuar që në fillimin e vitit në paketën anti-krizë.
Balluku: Kemi përcaktuar një masë për shoqëritë e transportit, që ka qënë deri në fillim të muajit gusht.
Është tërhequr rreth 60 % e ketyre fondeve.
Me aktin e sotem është marrë vendimi që kjo paketë të vazhdoje deri në tetor. Është një kompesim i rëndësishëm për transportin rrugor dhe përdoret nga shumë qytetarë. E ka projektuar qeveria dhe po e mban edhe për tre muajt e ardhshëm. Nuk do të ketë impakt shtesë në buxhet pasi është parashikuar që në fillimin e vitit në paketën anti-krizë.