Futbollisti italian dhe modeli Giovani Padevani ka përfunduar në prangat e policisë, nën akuzë për vrasjen e të ish-dashurës së tij 56-vjeçare.
Raportohet nga mediat italiane se 26-vjeçari e vrau Alessandra Matteuzzi me çekiç, pas një debati mes çiftit.
Kaluan gati 2 orë që ai po e priste jashtë shtëpisë së saj në periferi të Bolonjës, kjo pritje duket se e ka nervozuar futbollistin pasi kur ajo u shfaq në derë dhe fillimisht i bërtiti, ndërsa më pas e goditi për vdekje dhe e la të pajetë në trotuar.
Motra e gruas ka rrefyer se në momentin që ndodhi krimi, ajo po fliste me 56-vjeçaren në telefon dhe lajmëroi menjëherë policinë.
“Ajo po fliste në telefon me mua. Ajo doli nga makina dhe filloi të bërtiste: jo Giovanni, jo, të lutem, ndihmë. Isha në telefon, menjëherë thirra karabinierët që mbërritën me shpejtësi. Unë jetoj 30 kilometra larg. Në fund e goditi për vdekje”, rrëfeu motra e viktimës për mediat.
Në kohen kur ka mbërritur policia, Padovani është vetëdorëzuar dhe është arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje.