Qeveria merr vendim lidhur me qëndrimin e afganëve në vendin tonë

 Qeveria shqiptare ka marrë së fundmi  vendimin  të shtyjë me 6 muaj të tjerë qëndrimin e afganëve në vendin tonë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar ditën e sotme me propozimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Vendimi i qeverisë:

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.501, DATË 25.8.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN E MBROJTJES SË PËRKOHSHME SHTETASVE AFGANË DHE PERSONAVE PA SHTETËSI, ME VENDQËNDRIM TË PËRKOHSHËM OSE TË PËRHERSHËM NË REPUBLIKËN ISLAMIKE TË AFGANISTANIT, DHE PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR MENAXHIMIN E FLUKSIT TË KËRKUESVE TË MBROJTJES NDËRKOMBËTARE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 82, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *