Qeveria shqiptare ka marrë së fundmi vendimin të shtyjë me 6 muaj të tjerë qëndrimin e afganëve në vendin tonë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar ditën e sotme me propozimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Vendimi i qeverisë:
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.501, DATË 25.8.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN E MBROJTJES SË PËRKOHSHME SHTETASVE AFGANË DHE PERSONAVE PA SHTETËSI, ME VENDQËNDRIM TË PËRKOHSHËM OSE TË PËRHERSHËM NË REPUBLIKËN ISLAMIKE TË AFGANISTANIT, DHE PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR MENAXHIMIN E FLUKSIT TË KËRKUESVE TË MBROJTJES NDËRKOMBËTARE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 82, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave