Drejtonte makinën nën efektin e drogës, policia arreston 26-vjeçarin

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi është kapur nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Ai akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, evidentohet dhe goditet 1 tjetër rast i drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 45, numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin:

– A. D., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#udhëtomejetënnëmendje ?️?

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *