Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë u shënua në Tiranë. Nga mediat u raportua se 17-vjeçarja Samanta Vita i dha fund jetës duke pirë fostoksinë pasi i fejuari i saj Kristian Fusha vodhi një sasi vlerash monetare (rreth 2 milionë lekë të vjetra) nga kasaforta në shtëpinë e motrës së saj Eva Vitaj.
27-vjeçari ka deklaruar se vlera monetare i duhej për të operuar këmbën dhe u la në burg nga gjykata.
Të afërm dhe familjarë të tij kanë hedhur poshtë versionin se 17-vjeçarja i ka dhënë fund jetës pasi djali i tyre akuzohet se i vodhi kasafortën kunatës.
Në një rrëfim ekskluziv lidhur me historinë e dashurisë mes të rinjve ata kanë dhënë prova mbi versionin e tyre të ngjarjes duke thënë se Kristiani ka marrë përsipër një faj që nuk e ka kryer pasi ato para do i përdorte për të nisur një jetë të re me të fejuarën e tij.
Ata kanë bërë publike bisedat e fundit të së ndjerës dhe disa mesazhe zanore ku 17-vjeçarja rrëfen se e dhunonin.