Moment historik për shkencën në krijimin e fazave të para të jetës në një organizëm të gjallë

Moment historik  në boten e shkences së mjekësisë  ku është bërë e mundur krijimi  i një faze të krijimit të një organanizmi të gjallë.

Skencëtarët duke nisur nga qelizat burimore krijuan  një embrion “sintetik” me një tru, një zemër që rreh dhe themelet për të gjitha organet e tjera të trupit.

Studiuesit, të udhëhequr nga profesoresha Magdalena Czerninka-Goetz e Universitetit të Kembrixhit dhe Institutit të Teknologjisë në Kaliforni , të cilët bënë botimin përkatës në revistën “Nature“, arritën të zhvillojnë modelin e embrionit pa vezë dhe spermë, duke përdorur qeliza burimore që gradualisht mund të specializohet në pothuajse të gjitha qelizat individuale.

“Modeli i embrionit të miut jo vetëm që zhvillon një tru, por edhe një zemër që rreh dhe të gjithë përbërësit që përfundimisht përbëjnë trupin. Është e pabesueshme që kemi arritur deri këtu. Kjo ka qenë ëndrra jonë për vite dhe më në fund e arritëm atë”, tha Czerninka-Goetz.

Që embrioni njerëzor të zhvillohet me sukses, duhet që indet të bashkëveprojnë të bëhen fetusi dhe indeve që do ta lidhin atë me nënën.

Gjatë javës së parë pas fekondimit, zhvillohen tre lloje të qelizave burimore: njëra do të bëhet përfundimisht indet e trupit, ndërsa dy të tjerat mbështesin zhvillimin e embrionit.

Një nga këto dy lloje të qelizave burimore jashtëembrionale do të bëhet placenta që lidh fetusin me nënën, duke i siguruar atij oksigjen dhe lëndë ushqyese, ndërsa tjetra do të bëhet qesja limfatike ku rritet fetusi.

Shumë shtatzëni dështojnë në atë kohë, para se shumica e grave të dinë se janë shtatzënë”, tha studiuesi kryesor.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *