Bukë me djathë dhe shalqi receta që na kthen në fëmijëri

Ka disa receta që edhe pse janë shumë të thjeshta për nga shija ngelen unike dhe shënojnë shijen dhe guston tonë të ushqyerjes.

E tillë është edhe buka me djathë e shalqi, një vakt që çdokush e ka shijuar në fëmijëri.

Kjo përvojë i ka shtyrë shefat e kuzhinës të krijojnë sallata verore me këta dy përbërës, që mund të shërbejnë si një vakt i plotë.

Gjithkush është i lirë të ekperimentojë por receta e Alfës ka tre përbërës themelor: shalqi, djathë dhie dhe gjethe menteje.

Receta:

Sallatë me djathë dhie dhe shalqi

 Koha e përgatitjes : 20 minuta

Vështirësia e ulët

Për 4-6 persona

Përbërësit

½  e shalqinit, 150 gr djathë dhie në kubikë, 10-15 gjethe menteje, ½ lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë gjelle vaj ulliri,  bukë e thekur ose fara të ndryshme opsionale.

Përgatitja

Pastroni shalqinin nga lëkura. Priteni në kubikë dhe hidhrni në një tas të thellë sallate.

 

  1. Spërkateni me pak lëng limoni dhe lëreni të pushojë 5 minuta.

 

  1. Shtoni djathin e prerë në kubikë në madhësinë e kubikëve të shalqinit.

 

  1. Zbukurojeni me feta mente. Nëse dëshironi shtoni kubikë buke të thekur ose fara të ndryshme.

 

  1. Spërkateni me vaj ulliri dhe shërbejeni në tasa të vegjël.

Këshilla e shefit

Shalqini duhet të jetë i ftohtë nga frigoriferi për këtë sallatë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *