Berisha paralajmëron aksionin opozitar: Do të ketë protesta deri në mosbindje civile

Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është në panik dhe sipas kryedemokratit, Rama mendon se duke përdorur procedura ligjore kundër kundërshtarëve do të shpëtojë.

Gjithashtu kreu i PD-së ka paralajmëruar se do të mbahen protesta derë në mosbindjes civile.

“PD ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë , një herë në ’96 dhe PS e ka kundërshtuar, po ashtu e ka votuar edhe në 2008. PD ka qenë dhe do jetë për ligjin e lustracionit , nuk ka asnjë hezitim, por nuk duhet ngutur. Rama është në një panik të tmerrshëm dhe mendon se duke përdorur procedura ligjore kundër kundërshtarëve do të shpëtojë , por kjo nuk do të ndodhë. Ai e ka nisur me një falsifikim”, tha Berisha.

Pyetje: Aksioni opozitar?

Berisha: Do të vijojë me të gjitha format e protestave përfshirë edhe mosbindjen civile. Mosbindja civile nuk është e dhunshme, por edhe gudulisje nuk është .

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *