Çfarë po ndodh pranë centralit bërthamor, qielli ‘pushtohet’ nga tymi

Agjencia Evropiane e Hapësirës, ka publikuar disa imazhe satelitore, ku tregojnë një zjarr dhe tym pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Enerhodar, Ukrainë.

Tre imazhet satelitore, të cilat janë marrë më 24 gusht në orën 10:39 të mëngjesit, 11:30 dhe 11:35 me kohën lokale, tregojnë një pamje të rrallë të njëpasnjëshme të një zjarri që rritet drejt jugut të uzinës dhe tymit që ngrihet nga një gropë hiri e vendosur në pjesën veriore të kompleksit.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është parë në orën 11:30 me orën lokale më 24 gusht, shkruan CNN.

Centrali, i cili mbahet nga forcat ruse, u shkëput plotësisht nga rrjeti elektrik për herë të parë në historinë e tij të enjten, sipas operatorit bërthamor të vendit.

Kompleksi u shkëput për shkak të zjarreve në gropat e hirit aty pranë, duke bërë që linja e fundit e mbetur e energjisë që lidhet me rrjetin energjetik të Ukrainës të shkëputet dy herë, tha Energoatom në një deklaratë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *