Një atentat me armë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Shkodër. Për fat të mirë nuk u shënuan viktima.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21.30 në lagjen “Partizani” të këtij qyteti. Ka qenë 25-vjeçari Alban Bruçi që ka njoftuar policin se në drejtim të makinës së tij është qëlluar me armë.
Në vendin e ngjarjes mësohet se autori ka qenë me motor dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të makinës së të riut.
Një grup hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit.