Njerëz që nxitojnë, mes tyre fëmijë e të moshuar. Kjo është tabloja thuajse e përditshme tashmë në brigjet franceze, ku kryesisht shqiptarët marrin gomonen dhe tentojnë të kalojnë kanalin e “La Manshit” për të “prekur” Britaninë.
Këto janë pamjet ku shihen një grup shqiptarësh prej rreth 40-50 veta që grumbullohen në një breg të braktisur të Francës. Teksa kontrollojnë territorin dhe nuk pikasin prezencë të autoriteteve vendore ata ngarkojnë mbi supe një gomone dhe tentojnë të futen në det.
Por pikërisht në këtë moment shfaqen policët dhe i bëjnë bllokadë. Megjithatë shqiptarët vazhdojnë të ecin drejt objektivit të tyre, derisa një polic nxjerr një thikë dhe i shpon mjetin lundrues.
Policia hedh spraj neutralizues për t’i shpërndarë dhe shqiptarët shihen teksa largohen me shpejtësi. Mediat, kanë publikuar edhe një episod tjetër të ngjashëm ku policia bllokon tentativën e shqiptarëve për t’u larguar drejt Britanisë së Madhe. Në pamje shqiptarët shfaqen të zhgënjyer që nuk ia arritën dot qëllimit. Mediat në vendin ishullor shkruajnë se në vitin 2.165 shqiptarë kanë mundur të kalojnë kanalin e La Manshit, ndërsa një vit më parë në të njëjtën periudhë të vitit kishin kaluar vetëm 23. Ndërkohë me statistika të ngjashme është Afganistani, vend që ndodhet në tension e trazira pas ardhjes në pushtet të Talebanëve një dit më parë.
Lista vijon me vende si Siria, Iraku, që janë në konflikt. Pyetja që ngrenë analistët anglezë është, pse Shqipëria një vend anëtare e NATO-s dhe prej vitesh jashtë konflikteve, ka një eksod kaq të madh?
Shtuar këtu faktin se Shqipëria dhe Britania kanë nënshkruar një ligj që vështirëson më shumë kalimin e emigrantëve të paligjshëm atje.
Dyshime sipas mediave ka dhe për veprimtarinë që shqiptarët kryejnë në Britaninë e Madhe. Sipas tyre shumica i futen botës së krimit dhe shpërndarjes së drogës, duke rivalizuar mafiet më të fuqishme angleze.